USD     Blihet: 93.21 | Shitet: 94.30
EUR     Blihet: 100.05 | Shitet: 101.00
CHF     Blihet: 101.37 | Shitet: 103.86
GBP     Blihet: 116.31 | Shitet: 118.74
AUD     Blihet: 58.53 | Shitet: 62.31
CAD     Blihet: 65.83 | Shitet: 71.29
USD     Blihet: 93.21 | Shitet: 94.30
EUR     Blihet: 100.05 | Shitet: 101.00
CHF     Blihet: 101.37 | Shitet: 103.86
GBP     Blihet: 116.31 | Shitet: 118.74
AUD     Blihet: 58.53 | Shitet: 62.31
CAD     Blihet: 65.83 | Shitet: 71.29

Depozita dhe Investime

Investim ne fonde investimi (Credins Invest)
Fondi i Investimit Credins Premium është një nga format e sipërmarrjeve të investimeve kolektive (SIK) me pjesëmarrje të hapur, e krijuar në bazë të një kontrate, nëpërmjet ofertës publike të kuotave. Fondi CREDINS PREMIUM administrohet nga CREDINS INVEST sh.a., Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, një shoqëri aksionere (sistemi me nje nivel) e cila është një transformim i Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SICRED sh.a.

Avantazhet
- Fondi ka profil risku të ulët pasi investohet në tituj të Shtetit Shqiptar. 
- Likuiditet i lartë: mundësia e tërheqjes në çdo kohë brenda 7 ditëve pa penalitet dhe pa humbur interesin. 
- Normë më e lartë kthimi krahasuar me depozitat. 
- Mund të investohet me shumë të menjëhershme ose me plan investimi periodik, ku shuma minimale e investimit është vetem 2,000 Lekë. 
- Mundësi diversifikimi të investimeve. 
- Menaxhim profesional i investimeve.


Investim në fonde pensioni ( Sigal )
Fondi i Pensioneve Private SIGAL LIFE UNIQA ju fton që të mendoni për pensionin tuaj sa më herët të jetë e mundur, në mënyrë që të ruani të njëjtin standard jetese edhe në moshën e pensionit. Në dallim nga pensioni shtetëror, pensioni privat i SIGAL LIFE UNIQA ofron më shumë fleksibilitet në kontribute dhe në rast fatkeqësie shumat e patërhequra janë pronë e trashëgimtarëve. • Pension pleqërie, kur mbush moshën për pension sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore Shtetërore. Vlerën e kontributit dhe kohën e tërheqjes së tij e përcaktoni vetë.
• Pension të parakohshëm: 5 vjet para se të mbushni moshën për pension, sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore Shtetërore
• Pension invaliditeti: në rast sëmundje ose aksidenti gjatë kohës së sigurimit
• Pension familjar: në rast fatkeqësie të të siguruarit